All translations of this statement (including in Albanian, Arabic, Bahasa Indonesian, Bahasa Malaysian, Burmese, Chinese, Czech, Dutch, English, Farsi, Finnish, French, Georgian, German, Greek, Italian, Japanese, Korean, Norwegian, Polish, Portuguese, Russian, Serbian, Slovenian, Spanish, Swedish, Tigrinya (Eritrea), Turkish, Ukrainian) are available here.
Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Neni 2(4) i Kartës së Kombeve të Bashkuara ndalon “kërcënimin ose përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të një shteti, ose në çfarëdo mënyrë tjetër në kundërshtim me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.” Ka vetëm dy përjashtime shprehimisht të përfshira në Kartë: vetëmbrojtja individuale ose kolektive sipas nenit 51 të Kartës në rast të një sulmi të armatosur, ose autorizimi nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sipas Kreut VII të Kartës. Asnjë prej këtyre përjashtimeve nuk zbatohet në situatën aktuale. Në veçanti, Federata Ruse nuk ka asnjë të drejtë për vetëmbrojtje individuale ndaj Ukrainës.
E drejta e vetëvendosjes nuk paraqet bazë juridike për krijimin e territoreve ukrainase Donetsk dhe Luhanks si “shtete”. Për këtë arsye, njohja e tyre nga Federata Ruse është shkelje e rëndë e integritetit territorial të Ukrainës, dhe si e tillë nuk ka efekt juridik. Pasi që këto territore nuk janë shtete, Federata Ruse nuk mund të thirret në të drejtën e vetëmbrojtjes kolektive në dobi të ketyre territore për të arsyetuar sulmin e saj ndaj Ukrainës. Po ashtu, Federata Ruse nuk mund të mbështetet në të ashtuquajturin “pëlqim” të këtyre entiteteve për të arsyetuar ndonjë intervenim në territorin e Ukrainës për çfarëdo qëllimi.
Pasi që nuk ka asnjë arsyetim juridik për përdorimin e forcës ndaj Ukrainës, Federata Ruse është duke e shkelur qartazi nenin 2(4) të Kartës së OKB-së dhe është duke kryer një akt të agresionit.
Përveç kësaj, ky akt i agresionit mund të përfshijë edhe kryerjen e veprës penale të agresionit nga personat të cilët në mënyrë efektive e kontrollojnë ose drejtojnë veprimet politike ose ushtarake të Federatës Ruse.
Ne ftojmë të gjitha shtetet anëtare të OKB-së të pëmbushin detyrimet e tyre në raport me faktin që Federata Ruse është duke e shkelur normën që ndalon agresionin, normë kjo e cila ka karakter të detyrueshëm në të drejtën ndërkombëtare (jus cogens). Kjo normë mbetet në fuqi edhe nëse cenohet. Për këtë arsye, shtetet duhet të bashkëpunojnë që të ndalojnë këtë agresion përmes mjeteve të ligjshme; shtetet nuk kanë të drejtë të njohin si të ligjshme një gjendje që rezulton nga kjo shkelje; si dhe nuk kanë të drejtë të ndihmojnë ose ofrojnë mbështetje për ta mbajtur këtë gjendje.
Si përfundim, ne ua kujtojmë shteteve që janë palë të treta, përfshirë Republikën e Bjellorusisë, që veprimi i një shteti, i cili lejon që territori i tij, të cilin ia ka vënë në dispozicion një shteti tjetër, përdoret nga shteti tjetër për kryerjen e një akti të agresionit, po ashtu mund të konsiderohet si akt i agresionit.
Dr Anan Alsheikh Haidar
Professor Tatsuya Abe
Dr Constantine Antonopoulos
Professor Masahiko Asada
Dr Danae Azaria
Professor Guimei Bai
Professor Jack M. Beard
Dr Markus P. Beham
Dr Gleb Bogush
Professor Antonio Bultrini
Philippe Blaquier Cirelli
Professor Dr Erika de Wet
Professor Amos O. Enabulele
Dr Gloria Fernández Arribas
Dr Luca Ferro
Professor T.D. Gill
Professor James A. Green
Professor Patrycja Grzebyk
Professor Alonso Gurmendi Dunkelberg
Professor Christian Henderson
Professor Michał Kowalski
Professor Jang-Hie Lee
Dr Marja Lehto
Dr Eliav Lieblich
PD Dr Christian Marxsen
Dr Carrie McDougall
Professor Tadashi Mori
Professor Claus Kreß
Professor Koichi Morikawa
Dr Robert Muharremi
Professor Mary Ellen O’Connell
Professor Inger Österdahl
Dr Federica Paddeu
Professor Anne Peters
Dr Erin Pobjie
Dr Chiara Redaelli
Professor Brad Roth
Professor Dr Tom Ruys
Svit Senković
Dr Michael Smith
Professor Christian J. Tams
Professor Jennifer Trahan
Professor Jure Vidmar
Dr Sharon Weill
Dr Hannah Woolaver
* Kjo është deklaratë e anëtarëve të Komisionit të cilët veprojnë në cilësinë e tyre personale dhe paraqet vetëm pikëpamjet e nenshkruesve të saj.